image Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova tregon sesi do të funksionojë gjyqi në Hagë

Politikë

Skenari/ Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova tregon sesi do të funksionojë gjyqi në Hagë

news image

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova është shprehur e bindur se kjo gjykatë do të gjykojë drejt, paanshëm dhe në kushte të sigurta.

Në një tekst autorial të publikuar në “Blicin” serb, Trendafilova shkruan se detyra e Gjykatës Speciale do të përmbushet plotësisht nëse, siç thotë ajo, “njerëzit në rajon nuk e kuptojnë mandatin e saj”.

Trendafilova shkruan po ashtu se Gjykata Speciale dhe shumë gjykata ndërkombëtare në botë që merren me çështje të krimeve të luftës, është me një arsye të mirë që gjendet larg vendit ku ndodhi konflikti.

Deri tani, më shumë se 100 ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë ftuar dhe janë intervistuar nga hetuesit në Dhomat e Specializuara në Hagë. /Gazeta Sinjali/