image Qeveria Hoti shfuqizoi sot këto vendime

Politikë

Qeveria Hoti shfuqizoi sot këto vendime

news image

Në mbledhjen e sotme të saj, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që Aeroporti i Prishtinës të hapet më 28 qershor.

Sot, Qeveria Hoti shfuqizoi edhe vendimin që ndaloi eksportin e medikamenteve mjekësore nga operatorët ekonomikë, si dhe vendimin që ndaloi aktivitetet publike dhe jopublike me praninë e publikut./Gazeta Sinjali/

Më poshtë janë vendimet që janë shfuqizuar sonte nga Qeveria e Kosovës:

  • Vendimi ku ndalohet eksporti i medikamenteve mjekësore nga operatorët ekonomikë.
  • Pezullimi i përkohshëm i fluturimeve nga vendet me risk të lartë dhe të mesëm.
  • Pezullimi i të gjitha linjave ajrore.
  • Vendimi me të cilin ndalohen aktivitetet publike dhe jopublike që kanë mundur të mbahen pa praninë publikut, tubimet sportive, konferenca, tryeza të rrumbullakëta etj.