Shumica parlamentare e koalicionit qeverisës sërish ka dështuar të sigurojë votat e shumicës së thjeshtë të 61 deputetëve për të votuar në parim Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.
Vetëm 48 deputetë i ka pasur qeveria Hoti për të votuar njërën prej projektligjeve më të rëndësishme për qytetarët.
“Vetëm 48 deputetë kanë marrë pjesë në votim, rrjedhimisht nuk ka kuorum të mjaftueshëm”, tha Vjosa Osmani. /Gazeta Sinjali/