image Qeveria Hoti planifikon pako të re prej 182 milionë eurosh për ta rimëkëmbur ekonominë

Kosovë

Qeveria Hoti planifikon pako të re prej 182 milionë eurosh për ta rimëkëmbur ekonominë

news image

Kryeministri Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook ka rikujtuar se gjatë muajit tetor janë alokuar 87 milionë euro, prej të cilave 60 milionë i janë dhënë komunitetit të biznesit, duke u ndihmuar atij që të qëndrojë në treg, shkruan Gazeta Sinjali.

Hoti, gjatë një takimi virtual me anëtarët e Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime në Kosovë, ka thënë se me gjithë situatën sfiduese në kohën që po përballemi me pandeminë COVID-19, qeveria megjithatë ka siguruar funksionimin e shumicës së bizneseve.

Në këtë takim, kryeministri Hoti ka kërkuar që anëtarët e këtij këshilli të dakordohen për Paketën e re për rimëkëmbje ekonomike për vitin 2021, në shumë prej 182 milionë eurosh, si edhe për një listë të reformave për një pako të re fiskale, të cilat pritet të finalizohet në fillim të vitit të ardhshëm. /Gazeta Sinjali/