Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, ka miratuar dokumentin për regjistrimin e popullsisë për vitin 2021, transmeton Gazeta Sinjali.
Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi ka thënë se ky dokument krijon kosto me mbi dy milionë euro.
“Agjencia e Statistikave ka paraqitur tri opsione. Sekretariati koordinues vlerëson se draft-dokumenti është në përputhje me strukturat e parapara, ku krijon kosto shtesë buxhetore mbi 2 milionë për vitin 2021/2023. Kjo kosto është e kërkuar për stafin që do të punojë në këtë proces”, është shprehur ai.
Sipas Krasniqit, kjo është në pajtim me politikat qeveritare, që përcaktohen objektivat për regjistrimin e popullsisë.