Qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes së sotme ka votuar projektbuxhetin për vitin 2021, raporton Gazeta Sinjali.
I kënaqur me këtë buxhet u shpreh kryeministri, Avdullah Hoti, i cili tha se është gjithëpërfshirës dhe i përgjigjet nevojave që ka vendi.
Ani pse u tha se prioritet i këtij buxheti është menaxhimi me pandeminë dhe rimëkëmbja ekonomike, në këtë buxhet është përfshirë edhe ndërtimi i autostradës së Dukagjinit.
Ndërsa, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka thënë se ky buxhet për vitin 2021 është hartuar me pasiguri të mëdha, shkaku i pandemisë COVID-19, derisa është shprehur se fokusi kryesor i kësaj ministrie ka qenë Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike.
Sipas saj rritja ekonomike për vitin e ardhshëm do të jetë 5.2 për qind.
Kurse, buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë 2.4 miliardë euro ose 200 milionë euro më pak se buxheti i këtij viti. /Gazeta Sinjali/