image Qeveria Hoti mban mbledhje të premten, pritet emërimi i bordit të kësaj ndërmarrjeje

Kosovë

Qeveria Hoti mban mbledhje të premten, pritet emërimi i bordit të kësaj ndërmarrjeje

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pritet që më 30 tetor të këtij viti, ditë e premte, të mbledhë kabinetin e tij, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali ka arritur të sigurojë rendit e ditës për këtë mbledhje, e cila është planifikuar të fillojë në orën 08:30.

Sipas rendit të ditës, në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021.

Të premten, ndër të tjera, pritet të shqyrtohet propozim-vendimi për emërimin e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Bifurkacioni”.

Më poshtë gjeni rendin e ditës të kësaj mbledhje./Gazeta Sinjali/