image Qeveria e Shqipërisë propozon heqjen e TVSH-së për importin e energjisë

Shqipëri

Qeveria e Shqipërisë propozon heqjen e TVSH-së për importin e energjisë

news image

Qeveria e Shqipërisë ka propozuar heqjen e TVSH-së për importin e energjisë.

Këto ndryshime në skemën e TVSH-së parashihet të ndodhin për të lehtësuar çmimin e shtrenjtuar të energjisë elektrike të gjithë subjektet që e blejnë përmes bursës shqiptare, ndërsa në rastet e importit të energjisë, qeveria propozon heqjen e taksës së vlerës së shtuar.

Një mundësi e tillë, pritet të krijojë më shumë lehtësi në rrjetin elektrik dhe do t’i ulë një kosto të konsiderueshme kompanive të mëdha duke sjellë më pak kosto në prodhim, shkruan të dielën “Ora News”.

Megjithatë në vitin e ardhshëm nuk parashikohet që të ketë ulje të akcizës apo taksave të karburantit.

Projektligjet janë pjesë e paketës fiskale që duket se do të miratohet së bashku me buxhetin e shtetit.

/GazetaSinjali/