image Hoti-Muratit: Pse s’po e zgjeron listën e produkteve që mund t’iu ulet TVSh-ja, ta lejon Ligji

Politikë

Hoti-Muratit: Pse s’po e zgjeron listën e produkteve që mund t’iu ulet TVSh-ja, ta lejon Ligji

news image

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është treguar kritik ndaj ministrit të financave, Hekuran Murati, duke thënë se nuk e kupton se pse ai s’po merr vendim për uljen e TVSh-së nga 18 në 8% për produktet e konsumit për njerëzit, kafshët, farërat, bimët dhe shumë mallra të tjera, meqë një gjë të tillë ia lejon edhe Ligji, pasi ka një kohë të gjatë që janë rritur çmimet.

Hoti thotë se pika 3 e Nenit 26 të Ligjit për TVSh e lë të hapur mundësinë që ministri i Financave të nxjerr një akt-nënligjor për zgjerimin e produkteve me normë të reduktuar të TVSH-së sipas shtojcës III të këtij ligji. Hoti ka sqaruar se në shtojcën III të këtij ligji gjenden mallrat e lartëpërmendura.

Ai tutje ka thënë se: “është e pakuptueshme përse, pas shumë muajsh të rritjes enorme të çmimeve, Ministri i Financave nuk e redukton TVSh-në nga 18% në 8% edhe për këto mallra, në mënyrë që sadopak të ulet barra për familjet”.

“Dikush është dashur t’i tregojë Ministrit për këtë mundësi që ia ofron Ligji në fuqi për TVSh!!!”.

/GazetaSinjali/