Qeveria e Kosovës nesër do ta mbajë mbledhjen e 18-të me radhë, shkruan Gazeta Sinjali.
Mbledhja do të fillojë në orën 11:00, ku do të shqyrtohen 11 pika të rendit të ditës.
Gazeta Sinjali i ka siguruar të gjitha pikat e rendit të ditës që do të shqyrtohen në këtë mbledhje. Në mesin e tyre, kabineti qeveritar do të shqyrtojë edhe raportin gjashtëmujor të buxhetit. /GazetaSinjali/