image Qeveria e Kosovës nesër do të jap detaje në lidhje me mbetjet mortore në Kizhevak

Kosovë

Qeveria e Kosovës nesër do të jap detaje në lidhje me mbetjet mortore në Kizhevak

news image

Nga Qeveria e Kosovës kanë njoftuar se nesër do të mbajnë një konferencë për media në lidhje me zhvillimet e fundit në lokacionin e varrezës masive në Kizhevak, përcjellë Gazeta Sinjali.

Në njoftim thuhet se nesër me 12 dhjetor do të organizohet një konferencë për media, në lidhje me zhvillimet e fundit.

Deri tani, në këtë lokacion janë gjetur rreth 20 kufoma të cilat dyshohet se janë të shqiptarëve të vrarë në luftën e fundit në Kosovë.

Në këtë lokacion, për disa ditë radhazi ka pasur kërkime nga Ekipi i Mjekësisë Ligjore të Kosovës dhe asaj të Serbisë.

/Gazeta Sinjali/