image Qeveria e Kosovës ndan 7 milionë euro për lehonat dhe shtesat e fëmijëve

Politikë

Qeveria e Kosovës ndan 7 milionë euro për lehonat dhe shtesat e fëmijëve

news image

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është bërë plotësim-ndryshimin i cili ndryshon titullin e Masës 3.5 në “Masa 3.5 – Pagesa për Lehonat dhe Shtesat e Fëmijëve – 7 Milionë euro”.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare në Facebook të Qeverisë së Kosovës.

“KALON plotësim-ndryshimi i cili ndryshon titullin e Masës 3.5 në “Masa 3.5 – Pagesa për Lehonat dhe Shtesat e Fëmijëve – 7 Milionë euro”. Ky ndryshim është në funksion të përmbushjes së njërës nga Prioritet e Qeverisë në cilën parashihen shtesat e fëmijëve deri në moshën 16 vjeçare, implementimi i së cilës do të bëhet në mënyrë graduale.

Po ashtu, parasheh përfshirjen edhe të lehonave të punësuara krahas atyre të papuna për mbështetje financiare që do të ofrohet nga Qeveria, me qëllim të fuqizimit të mëtutjeshëm të grave në tregun e punës”, thuhet në njoftim.

/Gazeta Sinjali/