image Qeveria e Kosovës ndanë 1.7 milion euro për t’i paguar profesionistët shëndetësorë dhe stafin mbështetës

Shëndetësi

Qeveria e Kosovës ndanë 1.7 milion euro për t’i paguar profesionistët shëndetësorë dhe stafin mbështetës

news image

Qeveria e Kosovës sot ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar një vendim e që ka të bëjë me profesionistët shëndetësorë, raporton Gazeta Sinjali.

Në këtë mbledhje janë ndarë 1 milion e 768 mijë euro për t’i paguar 1 mijë e 271 profesionistë shëndetësorë dhe staf mbështetës.

“Me këtë rast, është miratuar kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë për alokimin dhe shpenzimin e mjeteve buxhetore deri në vlerën 1,768,300.93 € (një milion e shtatëqind e gjashtëdhjetë e tetë mijë e treqind euro e nëntëdhjetë e tre cent), për pagesën e obligimeve kontraktuale të krijuara me lidhjen e kontratave me 1,271 profesionistë shëndetësorë dhe staf mbështetës, lidhur me menaxhimin e situatës me COVID-19, për periudhën 15 mars – 15 qershor 2022”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

/GazetaSinjali/