image Qeveria e Kosovës me vendim të ri për refugjatët afganë

Kosovë

Qeveria e Kosovës me vendim të ri për refugjatët afganë

news image

Qeveria e Kosovës është mbledhur sërish dje për të diskutuar rreth strehimit të refugjatëve afganë.

Sipas njoftimit të Qeverisë tani mbrojtje e përkohshme do t’ju ofrohet edhe personave të tjerë përveç atyre që janë caktuar deri tash ku përfshihen personat në bazë të marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që do zhvendosen në SHBA apo në një shtet të tretë.

“Sipas këtij vendimi, përpos personave që janë në proces të aplikimit për Special Immigrant Visa (Vizave të Veçanta Imigruese) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, atyre të kualifikuar nën grupin P2 (klasifikim i veçantë i përcaktuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan si Prioriteti 2), mbrojtje të përkohshme dhe të menjëhershëm do t’i ofrohet edhe personave tjerë, në bazë të marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët do të zhvendosen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo në një shtet tjetër të tretë, përfshirë familjarët e të tre këtyre grupeve” thuhet në njoftimin e qeverisë.

/Gazeta Sinjali/