Sot në orën 11:00 do të mbahet mbledhja e pestë e Qeverisë së Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Mbledhja do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë, në sallën P-31, ku do të diskutohet për 11 pika të rendit të ditës.
1.Shqyrtimi i Porjektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.07/L-001 mbi ndarjet Burxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020(MF);
2. Shqyrtimi i Projekt-Planit të Punës së Qeverisë për vitin 2020 dhe Plani Indikativ i Punës së Qeverisë për vitet 2021 dhe 2020;
3. Shqyrtimi i Planit vjetor të Statistikave Zyrtare për vitin 2021 (ZKM);
4. Shqyrtimi i Projekt rregullores për plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores nr.06/2020 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive (ZKM);
5. Shqyrtimi i Projekt Rregullores për Kufijtë e Dozave dhe Mbrojtjen nga Rrezatimi (ZKM);
6. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për konfirmimin e vullnetit të Qeverisë për disa vendime të mbetura në procedurat e Kuvendit të Republikës së Kosovës (ZKM);
7. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 02/38 të datës 31 maj 2020 (MSH);
8. Shqyrtimin e Propozim-vendimit për të kërkuar nga Presidenti i Republikës së Kosovës për autorizimin e Ministres së Financave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë mes Republikës së Kosovës dhe Bankës Botërore, e përfaqësuar nga Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim, për financim e “Projekti emergjent COVID-19 për Kosovën” (MF);
9. Shqyrtimi i Nismës për miratimin e “Protokollit numër 7 për Zgjidhjen e mosmarrëveshjes brenda CEFTA-s” (MTI):
10. Shqyrtimi i Nismës për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare tre paleshe ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës, Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë së kufirit (MPB);
11. Të ndryshme. /Gazeta Sinjali/