image Qeveria e cilëson si të panevojshëm Projektligjin për Pandeminë

Kosovë

Qeveria e cilëson si të panevojshëm Projektligjin për Pandeminë

news image

Kabineti qeveritar e ka cilësuar të panevojshëm hartimin e ligjit për menaxhimin dhe parandalimin e pandemisë.

Kjo është inicuar nga disa deputetë në Kuvend, në krye me kryparlamentaren, Vjosa Osmani.

Zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj ka thënë se menaxhimi i pandemisë është i mjaftueshëm.

“Qeveria e Kosovës vlerëson se nuk mbështet nismën legjislative të iniciuar nga disa deputetë të Kuvendit për rregullim të ri ligjor me të cilin bëhet kufizimi i disa prej lirive themelore të garantuara me Kushtetutën. E vlerëson të panevojshëm miratimin e projektligjit për menaxhimin dhe parandalimin e pandemisë”, ka thënë Selmanaj.

Hartimi i një ligji të veçantë, përmes së cilit do të rregulloheshin disa prej çështjeve që lidhen me menaxhimin e pandemisë, ka qenë kërkesë e Gjykatës Kushtetuese, e cila muaj më parë kishte vlerësuar si antikushtetuese disa prej vendimeve të marra nga ish-kryeministri Albin Kurti. /Gazeta Sinjali/