image Qeveria bullgare i mbijeton sërish votës së mosbesimit

Botë/ Qeveria bullgare i mbijeton sërish votës së mosbesimit

news image

Qeveria e kryeministrit bullgar, Boyko Borisov i ka mbijetuar një vote mosbesimi të thirrur nga opozita, për shkak të mungesës së ujit, që i ka kushtuar me pozitë të punës, ministrit të Ambientit, Neno Dimov.

Vetëm 102 deputetë nga 240 sa janë në parlamnt kanë votuar për rrëzim të qeverisë më 29 janar, derisa 124 të tjerë kanë qenë kundër.

Ky ka qenë tentimi i katërt i këtij lloji për ndërrim të qeverisë në Bullgari, prej kur është formuar më 2017.

Dimov ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij si ministër i Ambientit më 10 janar dhe është akuzuar për keqmenaxhim të rezervave të ujit në rajonin perëndimor të këtij shteti.

Prokurorët akuzojnë atë se ka ofruar rezerva të ujit për kompani industriale edhe kur është informuar se niveli i ujit në digën në qytetin Pernik ka rënë dukshëm, ndonëse ai është burimi i vetëm i ujit në atë zonë.

Dimov, që rrezikon të përballet me tetë vjet burgim ka mohuar ndonjë keqbërje dhe ka arsyetuar krizën e ujit me motin e thatë dhe menaxhimin e keq të hapësirave lokale ujore. /Gazeta Sinjali/