image Qeveria amerikane i dhuron pajisje mbrojtëse Inspektoratit Policor të Kosovës

Kosovë

Qeveria amerikane i dhuron pajisje mbrojtëse Inspektoratit Policor të Kosovës

news image

Inspektorati Policor i Kosovës ka pranuar një kontigjent të pajisjeve mbrojtëse (maska, dezinfektues dhe dorëza) nga Qeveria Amerikane, përkatësisht Byroja për çështje të narkotikëve dhe zbatimit të ligjit (INL), shkruan Gazeta Sinjali.

“Drejtori e INL (International Narcotics and Law Enforcement) Shawn Waddoups , i cili bëri dorëzimin e këtyre pajisjeve, shprehi përkushtimin e  Qeverisë amerikane për të mbështetur institucionet e zbatimit të ligjit në Kosovës dhe vazhdimin e përkrahjes për  Inspektoratit Policor të Kosovës në ngritjen e kapaciteteve profesionale”, thuhet në kumtesën e Inspektoratit.

Në këtë ceremoni ishte prezent edhe menaxherja e ICITAP-it amerikan në Kosovë, Kimberly Riffe, e cila gjithashtu citohet ta ketë konfirmuar vazhdimin e mbështetjes për IPK-në në të ardhmen.

Ushtruesi i detyrës së kryeshefi Ekzekutiv të IPK-së, Kushtrim Hodaj, falënderoi zyrtarët amerikanë  për vizitën dhe dhurimin e këtij donacioni shumë të domosdoshëm për situatën në të cilën po kalon Kosova, si dhe përkrahjen në vazhdimësi që INL dhe ICITAP kanë dhënë për Inspektoratin Policor të Kosovës në fushën e trajnimeve, pajisjeve të ndryshme dhe këshillave profesionale./Gazeta Sinjali/