image "Qesharake - Qeveria vazhdon t'i ndalojë veprimtaritë që s'u ushtruan kurrë në Kosovë"

Kosovë

Politikë/ “Qesharake – Qeveria vazhdon t’i ndalojë veprimtaritë që s’u ushtruan kurrë në Kosovë”

news image

Betim Gjoshi nga radhët e PDK-së ka thënë se Qeveria në detyrë edhe pas të hënës do të vazhdojë të ndalojë veprimtari që s’janë ushtruar kurrë në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjoshi në një postim në llogarinë e tij zyrtare në Facebook ka listuar disa nga këto veprimtari të cilat përfshijnë:

Prerjen e monedhave,
Peshkimin detar,
Akuakulturen detare,
Nxjerrjen e naftës së papërpunuar,
Nxjerrjen e gazit natyror,
Transportin detar dhe bregdetar të pasagjerëve,
Transportin detar dhe bregdetar të mallrave,

“Kushdo që ka planifikuar që nga 4 maji të dalë me anijen e tij për të PESHKUAR NË DETI, duhet të presë deri në një vendim të ri të dikastereve të qeverisë sonë”, ka shkuar ai./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/betim.gjoshi.7/posts/157256735817896