Një mjeke e Klinikës së Oftalmologjisë është sulmuar sot nga qentë endacakë në oborrin e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Gazeta Sinjali mëson se mjekja ka pranuar ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve të marra.
Kujtojmë se rastet e sulmeve të qenve endacakë ndaj qytetarëve në Prishtinë po shtohen përditë.
Komuna e Prishtinës ka hapur edhe disa pika ushqyese në zona të ndryshme për qentë endacakë.
Kryetari, Përparim Rama, ka thënë se sipas studimeve aty ku ka pika ushqyese rrallohen sulmet e qenve endacakë, por ditëve të fundit raportimet për sulme veçse janë shtuar.