image Qentë endacakë ia mësyjnë kryeqytetit

Kosovë

Qentë endacakë ia mësyjnë kryeqytetit

news image

Prishtina është zgjuar sot me një llavë qenesh endacakë.

Një sinjalizues ka dërguar në redaksinë e Sinjalit fotografi të shkrepura nga vendi i ngjarjes, rreth orës 7:30.

Qentë janë fotografuar në rrugën “Qamil Hoxha” në qendër të kryeqytetit.

Prania e tyre në rrugë, pa përkujdesje dhe në këtë kohë vape, rrezikon kalimtarët e rastit, e sidomos fëmijët.

Duke parë këtë gjendje, komuna e Prishtinës duhet të marr masa për parandalimin e rrezikimit të jetës së qytetarëve.

Në Kosovë janë regjistruar raste që kanë përfunduar me lëndime të rënda dhe fatalitet si pasojë e kafshimit nga qentë. /Sinjali/