image Qeni sulmon një burrë dhe një grua në Rahovec, Policia e arreston pronarin

Kosovë

Raporti/ Qeni sulmon një burrë dhe një grua në Rahovec, Policia e arreston pronarin

news image

Një person është arrestuar pasditen e djeshme në Rahovec për një ngjarje të pazakontë.

Siç njofton Policia, qeni i tij i ka sulmuar një burrë dhe një grua, ndërsa dikush që ishte aty prezent, me pushkë gjuetie e ka qëlluar qenin duke e vrarë, shkruan Gazeta Sinjali.

Pas sulmit, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokuororit, pushka që ishte me leje është sekuestruar, ndërsa i dyshuari është intervistuar.

Rasti ka shkuar në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/