Mbi 130 persona janë infektuar me koronavirus në një bujtinë në Portugali. Lajmi është bërë i ditur nga zyrtarët lokalë të Lisbonës. ‘The Guardian’ shkruan se bëhet 138 azilkërkues, të cilët iu nënshtruan testit dhe rezultuan pozitiv me Covid-19.
Anëtari i Këshillit të Qytetit, Carlos Castro pohoi se vetëm 37 persona rezultuan negativ, të cilët do të kthehen përsëri në vendin ku kanë qenë të strehuar më herët.
“Po bëjmë gjithçka që mundemi për t’u dhënë siguri këtyre njerëzve dhe të gjithë banorëve të lagjes”, pohoi Castro.