image Qëndroi një muaj në Intensivë për COVID-19, amerikanit i kushton mbi 1 milion dollarë trajtimi në spital

Botë

Qëndroi një muaj në Intensivë për COVID-19, amerikanit i kushton mbi 1 milion dollarë trajtimi në spital

news image

Një person, i quajtur Michael Flor, 70 vjeçar, në Uashington të SHBA-ve, pasi qëndroi një muaj në një spital suedez për trajtim në Intensivë nga COVID-19, ka thënë se e gjithë kjo i ka kushtuar 1.1 milion dollarë.

Michael Flor, tha se ai e dinte se do t’i kushtonte shtrenjtë shtirja e tij në Intensivë, por jo edhe 1 milion dollarë, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai ishte në një gjendje shumë të rëndë sa që familja e tij u thirr nga personi mjekësor për t’i dhënë lamtumirën, por kur ai u zgjua dhe pa faturën, sipas tij ishte shokuese.

“Më duhet ta shikoja disa herë, për të parë nëse po shikoja mirë”, u shpreh ai për “Time”.

Sipas pacientit Flor, dhoma e tij në Intensivë, kushtoi përafërsisht 9 mijë e 700 dollarë në ditë.

Flor thotë se fatura e tij beson që është e fryrë, sepse, sipas tij, trajtimi i tij nuk mund të kushtojë kaq shtrenjtë.

Kur Gazeta Time provoi të kontaktojë me Qendrën Mjekësore Suedeze, ata nuk janë përgjigjur./ Gazeta Sinjali/