image Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka hapur thirrjen për propozime për “Oscars”

Film

Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka hapur thirrjen për propozime për “Oscars”

news image

Lajm i mirë, ftohen të gjithë të interesuarit që të dërgojnë propozime për konsiderim për çmimin OSCAR për kategorinë për film në gjuhë të huaj (international feature), i cili mund ta përfaqësojë Kosovën këtë vit. Në këtë kategori përfshihen filmat e metrazhit të gjatë artistik, dokumentarë dhe të animuar më të gjatë se 40 minuta.

Për shkak të pandemisë, Akademia e Oscars ka përcaktuar disa rregulla të reja. Ndër më kryesoret që do të vlejë vetëm për edicionin e 93-të është për: filmat e përzgjedhur që e kanë pasur shfaqjen teatrale të planifikuar më parë, por që fillimisht janë bërë të qasshme përmes platformës me reputacion të shpërndarjes, ose të ndonjë platforme VOD, mund të kualifikohen, nën kushtet e mëposhtme:

Që t’i sigurojnë Akademisë dokumentacionin (dokumentin origjinal dhe një përkthim në anglisht) të datave të mbylljes së kinemasë të mandatuar nga qeveria, dokumentacionin që dëshmon shfaqjen në kinema të planifikuar më parë dhe shpërndarjen në një platformë me reputacion, ose marrëveshje me ndonjë platformë VOD.

Filmi do të vihet në dispozicion në Dhomën e Shfaqjes së Akademisë brenda 60 ditëve pasi filmi është përcaktuar zyrtarisht nga komiteti përzgjedhës për të përfaqësuar vendin.

Kushtet dhe detajet tjera të aplikimit i gjeni më poshtë:

Propozimet mund të dërgohen përmes e-mail adresës: [email protected], apo përmes postës (Qendra Kinematografike e Kosovës, Rruga UÇK Nr. 273, 10000 Prishtinë).

Data e fundit për dërgimin e propozimeve është 30 shtator 2020. /Gazeta Sinjali/