image Qendra Evropiane për Lirinë e Mediave reagon kundër sulmeve kibernetike ndaj mediave të Kosovës - Sinjali

Qendra Evropiane për Lirinë e Mediave reagon kundër sulmeve kibernetike ndaj mediave të Kosovës

news image

Mediat në Kosovë janë duke u përballur me sulme kibernetike. Lidhur me këtë ka reaguar Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias.

“Që nga 5 shtatori 2022, disa media online në Kosovë kanë përjetuar sulme kibernetike, duke i detyruar ato të qëndrojnë jashtë linje deri në gjashtë orë. Disa nga mediat online që kanë përjetuar sulme kibernetike janë Koha.net, Gazeta Express, Insajderi.org, Klan Kosova dhe Nacionale:, thuhet në reagim,

Ndër të tjerash nga kjo Qendër Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias theksuan se janë duke i përcjllur këto zhvillime.

“Më 16 shtator, Policia e Kosovës përmes emailit ka konfirmuar për ECPMF se ka nisur hetimet për këto incidente: “Policia e Kosovës është e informuar për këto sulme dhe në koordinim me Prokurorinë e Kosovës po kryen hetimet.ECPMF do të vazhdojë të monitorojë zhvillimet”, përfundoi reagimi.

/GazetaSinjali/



Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: