Ka reaguar edhe Qendra Evropiane për lirinë e medias dhe shtypit pasi Qeveria Kurti ka vendosur që përfundimisht t’ia heq licencën e biznesit televizionit Klan Kosova.
ECPMF në reagimin e tyre kanë thënë se janë të tmerruar nga vendimi i Ministrisë së Tregtisë që sot ka kompletuar hapat për mbylljen e medias më të madhe private në Kosovë.
Qendra Evropian për lirinë e medias dhe shtypit kanë shtuar tutje se kjo është e paprecedent në historinë e re të Kosovës dhe rrezikon seriozisht pluralizmin, lirinë e medias dhe dërgon mesazh të qartë për media tjera.
ECPMF kanë thënë se i bëjen thirrje Klan kosovës që luftojë kundër këtij vendimi në Gjykatë.
“Kjo është e paprecedentë në historinë e re të Kosovës dhe rrezikon seriozisht pluralizmin, lirinë e mediave dhe dërgon një mesazh të qartë për mediat tjera. I bëjmë thirrje Klan Kosovës që të luftojë kundër vendimit para gjykatave kombëtare”, kanë thënë në reagimin e tyre.