Qendra më e madhe e votimit në kryeqytet ka befasuar me të dhënat e daljes në zgjedhje.
Pjesmarrja e votuesve në sallën “1 Tetori” në Prishtinë e ka kaluar 62 përqindëshin, shkruan Gazeta Sinjali.
Këtë e ka thënë Ekrem Rudari, menaxheri i kësaj qendre.
Sipas tij, nga 4 mijë e 502 votues, 2 mijë e 800 deri tani e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar.
Ai thotë se fluksi i njerëzve është rritur në 40 minutat e fundit, teksa siguron se nuk ka asnjë parregullsi. /Gazeta Sinjali/