Qendra e Shëndetit Mendor në Prishtinë ka vënë në dispozicion një numër kontaktues për të gjitha ata që kanë nevojë për këshilla gjatë pandemisë nga profesionistët e kësaj qendre.
Ky është numri përmes të cilët do të realizohet thirrja pa pagesë: 0800 88 881. Kjo linjë do të jetë e hapur për telefonata çdo ditë pune (e hënë – e premte) nga ora 08:00 deri në orën 16:00.
“Për çdo shqetësim ose këshillë në lidhje me shëndetin mendor është vënë në dispozicion numri pa pagesë, ku ju do të merrni përkrahjen e nevojshme nga profesionistët e Qendrës së Shëndetit Mendor”, thuhet në njoftimin e kësaj qendre./Gazeta Sinjali/