image Qëllohet për vdekje reperi amerikan

Bota e Yjeve

Qëllohet për vdekje reperi amerikan

news image

Është qëlluar për vdekje reperi amerikan 36-vjeçar Young Dolph në Memphis të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një dëshmitar ka thënë se muzikanti 36-vjeçar u qëllua nga persona të paidentifikuar teksa po hynte në një dyqan. Ai u shpall i vdekur në vendngjarje, sipas një postimi në Twitter nga policia e Memphisit.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Adolph Robert Thornton, është mjaft i njohur në komunitetin e Memphis.

Albumi i tij i parë, i publikuar në vitin 2016, u titullua “King of Memphis”. Dolph ka qenë në shënjestër e një atentati dhe në të kaluarën.

The star was a well-known name in Memphis

Në vitin 2017, ai u godit nga plumba të shumtë teksa ndodhej jashtë një dyqani këpucësh në Hollywood, duke marrë plagë në krahë.

Young Dolph thuhet se është qëlluar me armë zjarri

/GazetaSinjali/