image Qëllohet me armë zjarri një 22-vjeçar në Tiranë

Shqipëri

Qëllohet me armë zjarri një 22-vjeçar në Tiranë

news image

Një atentat me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte te Komuna e Parisit në Tiranë, ku ka mbetur i plagosur një 22-vjeçar.

Policia e Shtetit ka njoftuar ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:35, ndërsa mësohet se 22-vjeçari i identifikuar si Redi Balla është plagosur brenda makinës se tij, që ishte e parkuar.

Rreth orës 22:35, tek lulishtja në rrethrrotullimin e Komunës së Parisit, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri brenda mjetit të tij të parkuar shtetasi R.B, 22 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe po vijojnë kontrollin e saj për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit”, thuhet nga policia.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

/Gazeta Sinjali/