image Që nga viti 2017, Ministria e Shëndetësisë nuk ka hapur konkurs për specializime në mjekësi

Kosovë

Qeveria/ Që nga viti 2017, Ministria e Shëndetësisë nuk ka hapur konkurs për specializime në mjekësi

news image

Ka tri vjet që Ministria e Shëndetësisë nuk ka hapur asnjë konkurs për specializime nga fusha e mjekësisë. Prej asaj kohe asnjë specializim nuk është ndarë për mjekë, thonë në Ministrinë e Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës.

Drejtori i Departamentit për informim në këtë ministri, Faik Hoti, ka thënë se arsyeja pse deri tash nuk ka pasur konkurs për specializime, është se ka qenë në proces një plan i resurseve humane në shëndetësi, i cili do të bëjë një skanim të gjendjes sa u përket mjekëve, infermierëve dhe profileve të tjera në tërë sistemin shëndetësorë.

“Konkursi i fundit për specializime i shpallur nga Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka qenë në vitin 2017. Kjo pasi në proces që kishte filluar në vitin 2016 ishin pranuar në specializim edhe kandidatë për mjekësi familjare, derisa paraprakisht ishin pranuar edhe profile të tjera në shkollim specialistik”, është shprehur Hoti për REL.

Nga muaji maj i vitit 2018, rreth një mijë specializantë në Kosovë kishin filluar të paguheshin në formë page. Kjo ishte mundësuar përmes një plotësim-ndryshimi të Udhëzimit Administrativ për shkollim specialistik, të nënshkruar nga ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, me të cilin mundësohej që specializantët vullnetarë të futeshin në specializim me pagesë.

Paga e specializantëve aktualisht është rreth 600 euro në muaj aq sa paguhet edhe një specialist për punën që kryen.

Por, jo të gjithë specializantët paguhen. Aktualisht, sipas të dhënave të MSH-së, janë në proces të specializimit 414 specializantë, prej tyre 72

Sistemi publik shëndetësorë, sipas profesionistëve të fushës, ka nevojë edhe për 5 mijë mjekë të rinj, pasi që në pothuajse çdo lëmi ka mungesë mjekësh dhe për pasojë në disa spitale regjionale tashmë janë mbyllur disa klinika, pikërisht për shkak të mungesës së stafit mjekësorë.