image Qarshia e Gjakovës "vlon" nga njerëzit, policia dhe inspektorët nuk bëhen "të gjallë"

Sinjalizime

Qarshia e Gjakovës “vlon” nga njerëzit, policia dhe inspektorët nuk bëhen “të gjallë”

news image

Përkundër vendimeve dhe masave të Qeverisë së Kosovës, të cilët ndalojnë grumbullimin e më shumë se katër personave në hapësira publike, qytetarët po vazhdojnë qejfin e tyre, shkruan Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues ka dërguar një video në adresë të Gazetës Sinjali, në të cilën shihet se Qarshia e Vjetër e Gjakovës është “mbipopulluar” nga njerëzit, të cilët kanë ndaluar për të pirë në lokalet e qarshisë.

Përveç që nuk po e respektojnë distancën, shumica e këtyre qytetarëve, madje edhe ata që vetëm po kalojnë në mes të Qarshisë, janë pa maska.

Ndeja e qytetarëve po vazhdon, derisa në vendngjarje, sipas sinjalizuesit, nuk është parë asnjë polic, e as inspektor sanitar./Gazeta Sinjali/