image Qalaj: Policët serbë mund të kthehen në institucione, Kurti shumë filozof

Siguri

Qalaj: Policët serbë mund të kthehen në institucione, Kurti shumë filozof

news image

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj ka thënë se policët serbë që kanë dhënë dorëheqjen mund të kthehen në punë me një vendim të Qeverisë.

Mirëpo, ai thekson se Drejtori i Policisë në veri dhe shefi i operacioneve që kanë marrë mirënjohje nga presidenti i Serbisë nuk duhet lejuar të punojnë sërish për institucionet e Kosovës.

Sipas tij, për këtë mund të ketë marrëveshje edhe në Bruksel, por që deputetët nuk mund të kthehen më në Kuvend, ngase kështu e përcakton ligji.

Vendimin e Qeverisë për uljen e pagave të prokurorëve dhe gjyqtarëve, Qalaj e konsideron goditje të madhe për sistemin e drejtësisë.

Ai po ashtu e quajti kryeministrin Albin Kurti filozof, duke shtuar se është vështirë për ta kuptuar.

“Unë e konsideroj si një goditje ndaj sistemit të drejtësisë. Edhe ashtu sistemin e drejtësisë e kemi pasur mjaft fragjil. Ka disa vjet që prokurorët dhe gjyqtarët janë stimuluar që të kenë rezultate më të mira nga ish qeveria e kaluar. Dhe unë mendoj që kryeministri Kurti i kanë dhënë goditje mjaft të madhe institucioneve të drejtësisë. Kryeministri është një filozof dhe është vështirë me kuptuar”.

“Ajo çka kuptohet është se i ka bërë goditje sistemit të drejtësisë. Për policë dhe ushtarë jo vetëm që duhet të ketë ngritje pagash por duhet të ketë ngritje të dukshme të pagës. Nëse një pagë aktuale që merr polici 400 euro dhe me Ligjin e pagave me aq sa kam parë është e pamjaftueshme dhe ky koeficient duhet të jetë shumë më i madh për policinë, ushtrinë e institucione tjera”, tha ai./eo

/GazetaSinjali/