image PZAP refuzon dy ankesa të Vetëvendosjes për numërim të votave nga diaspora

PZAP refuzon dy ankesa të Vetëvendosjes për numërim të votave nga diaspora

news image

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për pranimin dhe klasifikimin e 9748 pakove të supozuara me fletëvotime, të ardhur me postë, shkruan Gazeta Sinjali.

Në vendimin për refuzim, PZAP-ja shkruan se LVV-ja “nuk ka dorëzuar dëshmi të qarta dhe bindëse me shkeljet e supozuara”.

Lëvizja Vetëvendosje ishte ankuar për KQZ-në se nuk i ka verifikuar dhe numëruar 8748 pako të diasporës që ishin dorëzuar në Postën Nr.6 në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Në arsyetimin e saj, VV-ja thotë se votuesit nga jashtë i kanë nisur dërgesat brenda afatit të përcaktuar dhe “i konsiderojnë votuesit si të pafajshëm për t’u konsideruar si votues të rregullt”.

PZAP-ja gjithashtu ka hedhur poshtë ankesën e VV-së ku kishte kërkuar verifikimin dhe numërimin e 20.550 pakove me fletëvotime të dorëzuara me postë nga votuesit jashtë vendit.

Paneli këtë ankesë e ka hedhur poshtë nën arsyetimin se ka qenë jo e afatshme.

Paneli vlerëson se në këtë fazë të procesit zgjedhor kur është dorëzuar ankesa në PZAP, me pretendime nga ankuesi që të urdhërohet KQZ-ja që të bëjë verifikimin dhe numërimin e 20.550 pakove me fletëvotime të dorëzuara me postë nga votuesit jashtë Kosovës, nuk mund të procedohet si ankesë e afatshme”, thuhet në njoftimin e PZAP-së./Gazeta Sinjali/