image PZAP hedh poshtë ankesën e Sami Lushtakut

Politikë

PZAP hedh poshtë ankesën e Sami Lushtakut

news image

Sami Lushtaku nuk do të mund të kandidojë për të parin e Skenderajt në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor.

Kjo sepse Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka hedhur poshtë si të palejuar ankesën e tij.

Në vendim thuhet se PZAP vendos që të “hudhet si e palejuar apeli i evidentuar si Anr.537/2021 e datës 26.08.2021 i parashtruar nga Sami Lushtaku, paraqitur kundër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), për shkak të largimit nga lista e kandidatëve për kryetar në Komunën e Skenderajt, për pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të Republikës së Kosovës që do të mbahen me datën 17 tetor 2021”.

/Gazeta Sinjali/