image PZAP e hedh poshtë ankesën e LVV-së, koalicioni Nisma-AKR-PD mbetet mbi prag

Kosovë

Vendimi/ PZAP e hedh poshtë ankesën e LVV-së, koalicioni Nisma-AKR-PD mbetet mbi prag

news image

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka hedhur poshtë kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin e 392 pakove me fletëvotime nga diaspora të ardhura me vonesë.

PZAP vlerëson të palejueshme ankesën e paraqitur nga LVV, shkruan Gazeta Sinjali.

“Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP-i, në seancën e mbajtur me datë 24.11.2019, ka shqyrtuar gjithsej 14 ankesa prej tyre një ankesë e paraqitur me datën 22.11.2019 nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje, me të cilin ka kërkuar që të urdhërohet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të bëjë verifikimin dhe numërimin e 392, pakove me fletëvotime të dorëzuara me postë nga votuesit jashtë Kosovës dhe 13 ankesa të cilat kanë të bëjnë pretendimet me administrimin dhe rinumërimin e Vendvotimeve ne Qendrën e  Numërimit dhe Rezultateve – QNR. Prej këtyre 13 ankesave 3 i ka paraqitur Lëvizja Vetëvendosje dhe 10 ankesa i ka paraqitur Koalicioni Nisma AKR – PD”, thuhet në komunikatën e PZAP-it.

PZAP thotë se ka shqyrtuar dhe vendosur brenda afatit ligjor te gjitha ankesat e pranuara deri në këtë moment.

Lëvizja Vetëvendosje pardje ka kërkuar nga PZAP që ta urdhërojë KQZ-në për t’i numëruar 392 pakot me fletëvotime të ardhura vonë me postë. /Gazeta Sinjali/