Rusia ka në dispozicion një batalion ushtaresh femra të armatosura me buzëkuq dhe bojë thonjsh, të cilat organizojnë konkurse bukurie ku gjykohen si për pamjen e tyre ashtu dhe për aftësitë në fushëbeteje, shkruan satirikja britanike Daily Star.
Në eventin e vitit të kaluar këto ushtarake “u lyen në fytyrë me bojra të ndryshme kamuflazhi, me yje e flamurë”, për të ndezur ngjyrat rreth tyre.
Gratë gjithashtu përdorën automatikë AK-47, transmeton Top Channel.
Sipas raportimeve Putin i ndalon ushtareve të tij femra role në luftim në frontin e parë, duke u lënë role mbështetëse në rast inkursionesh ose pushtimi.
Zhvillimi vjen teksa presidenti francez Emmanuel Macron kreu sot një telefonatë me liderin rus me qëllim zbutjen e tensioneve.
Putin ka kërkuar distancimin e Ukrainës nga NATO, megjithëse SHBA thotë se është e drejtë sovrane e Ukrainës të bëhet pjesë e aleancave të sigurisë. /GazetaSinjali/