Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka ripërsëritur qëndrimin e tij kategorik kundër martesave homoseksuale, duke thënë se ai nuk lejon që nocioni tradicional i nënës dhe babait të zëvendësohet me “prindi 1” dhe “prindi 2”.
Sipas tij, këto martesa nuk do të lejohen për sa kohë që ai është president.
“Sa i përket ‘prindit numër 1’ dhe ‘prindit numër 2’, unë kam folur tashmë publikisht për këtë dhe do ta përsëris përsëri: për sa kohë që unë jam president kjo nuk do të ndodhë. Do të ketë baba dhe mama,” tha Putin.
Gjatë dy dekadave të tij në pushtet, Putini është përafruar ngushtë me Kishën Ortodokse dhe ka kërkuar të distancojë Rusinë nga vlerat liberale perëndimore, përfshirë qëndrimet ndaj homoseksualizmit dhe rrjedhshmërisë gjinore.
Këto komunete Putini i bërë gjatë pas takimit me komision shtetëror, me të cilin do të diskutojë ndryshimet në kushtetutën e Rusisë./Gazeta Sinjali/