Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se “operacioni i tij special ushtarak” – i njohur ndryshe si pushtimi rus i Ukrainës – “po shkon sipas planit”.
Pretendimi i tij vjen pavarësisht nga shumë analistë që sugjerojnë se pushtimi deri më tani nuk ka shkuar aq mirë sa ishte planifikuar.
Në një fjalim televiziv, ai akuzoi forcat ukrainase për marrjen peng të “mijëra qytetarëve të huaj” dhe përdorimin e civilëve si “mburoja njerëzore” – ai nuk dha asnjë provë për këto pretendime.
Ai shtoi se rusët dhe ukrainasit ishin “një popull” dhe tha se do ta “shkatërronte këtë “anti-Rusi” të krijuar nga Perëndimi”.
Në anën tjetër, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky kërkoi nga homologu i tij rus një takim. Madje ai bëri shaka duke thënë që mos të ketë tavolinë 30 metra të gjatë. /GazetaSinjali/