Agjencia e lajmeve ruse, TASS ka raportuar se këtë të shtunë presidenti rus, Vladimir Putin ka kërkuar që të hartohet një listë me vendet që kanë vendosur sanksionet ndaj Rusisë, pas agresionit në Ukrainë.
Lista është shumë e gjatë dhe përjashtimet janë shumë të vogla në të. Një prej shteteve që ka vendosur sanksione ndaj Rusisë janë edhe Kosova e Shqipëria.
Mirëpo, ende nuk dihen detaje rreth kësaj kërkese të Putinit.
Këtë të shtunë, Putin deklaroi se sanksionet e vendosura nga Perëndimi janë të ngjashme me shpalljen e luftës, raporton Reuters. Ai shtoi se Moska duhet të mbrojë popullsinë rusishtfolëse në lindje të Ukrainës, si edhe interesat e veta.