Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, duket se u shtir se ishte në gjumë në momentin kur atletët e Ukrainës arritën në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin.
Mediat e huaja raportojnë se Putin mori pjesë në këtë ceremoni, pavarësisht se atletët rusë u ndaluan nga ky aktivitet.
Në disa pamje të publikuara, Putin shihet se si qëndronte ulur me sytë e mbyllur për disa sekonda derisa atletët ukrainas hynë në stadiumin e Folesë së Zogjve.
Kujtojmë se tensionet Rusi-Ukrainë po rriten, pas paralajmërimit për pushtim.