image Putin bisedon me Macronin, ka një kërkesë

Botë

Putin bisedon me Macronin, ka një kërkesë

news image

Rusia këmbëngul se “militantët” duhet të dorëzojnë armët e tyre në qytetin e sulmuar të Mariupolit, tha presidenti rus Vladimir Putin në një telefonatë me homologun e tij francez, Emmanuel Macron.

Sipas një postimi në Telegram të Ministrisë së Jashtme të Rusisë, të dy krerët diskutuan “zhvillimet aktuale” në Ukrainë, me fokus në përpjekjet humanitare, shkruan BBC, transmeton Gazeta Sinjali.

Në lidhje me Mariupolin, Putin “theksoi se për të zgjidhur situatën e vështirë humanitare…militantët nacionalistë ukrainas duhet të ndalojnë rezistencën dhe të lënë armët”.

Një zyrtar nga presidenca franceze tha se Macron ngriti temën e kryerjes së një misioni humanitar në Mariupol – por kushtet për një të tillë nuk ishin tani.

/GazetaSinjali/