Lufta në Ukrainë, e nisur që më 24 shkurt, ka lënë shumë ushtarë larg familjeve të tyre për muaj të tërë. Që në fillim të agresionit, gratë, fëmijët dhe të moshuarit u larguan nga zonat e përfshira nga lufta, ndërsa të rinjtë dhe burrat u regjistruan si pjesë e ushtrisë në përpjekje për të çliruar vendin e tyre.
Një video e publikuar së fundmi në rrjet, tregon pamjet kur një ushtar ukrainas takon djalin pas gjashtë muajsh në betejë.
Ai i ka bërë familjes një surprizë pasi nuk i kishte treguar për ardhjen e tij. Në momentin e mbërritjes, i biri po luante me një motoçikletë të parkuar.
Më pas babë e bir u përfshinë në një përqafim i cili ka emocionuar rrjetin.
???? For the first time in a long six months, the Ukrainian defender was able to hug his children.
— NEXTA (@nexta_tv) September 18, 2022
Glory to the Defenders of Ukraine, may each of you return home????????
Video: 128th Separate Mountain Assault Transcarpathian Brigade. pic.twitter.com/34Tnoq6hYy