image Abdixhiku takohet me Shefin e EULEX-it Lars – Gunnar Wigemark
[wp-story id="814678"]

Politikë

Abdixhiku takohet me Shefin e EULEX-it Lars – Gunnar Wigemark

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka pritur sot në takim Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë – EULEX,  Lars – Gunnar Wigemark, njofton LDK.

Në takim u bisedua për aktualitetin politik në vend dhe për sundimin e ligjit.

Kryetari Abdixiku, rikonfirmoi edhe një herë qëndrimin e LDK-së për sundimin e rendit dhe ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Po ashtu, kryetari Abdixhiku, potencoi faktin se reformat në drejtësi janë të domosdoshme, ku shtoi se ato duhet të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare, me theks të veçantë në harmoni me  rekomandimet e Komisionit të Venecias.

/GazetaSinjali/