image Më shumë se një orë nga takimi Kurti – Jasharaj, a do ta gjejnë 'mesin e artë'

Arsim

Më shumë se një orë nga takimi Kurti – Jasharaj, a do ta gjejnë ‘mesin e artë’

news image

Kreu i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj në mëngjesit e ditës së sotme ka marrur rrugë për në Qeveri. Takimi i paralajmëruar nga dita e djeshme është duke u zhvilluar në objektin e Qeverisë, ndërmjet tij dhe kryeministrit Kurti.

Greva e vendosur nga SBAShK-u javë më parë ka paralizuar institucionet e arsimit në Kosovë, e që ka bllokuar me mijëra nxënës në shtëpi.

Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme për ndërprerje dhe fillim të procesit mësimor, grevistës nuk kanë hequr dorë nga kërkesat e tyre që ia kanë adresuar Qeverisë së Kosovës.

Kryeministri Kurti në vazhdimësi deri sot, kishte refuzuar një takim me Rrahman Jasharajn, me pretendimet se kërkesat e SBAShK-ut janë të paqëndrushme dhe nuk kanë kuptim.

/GazetaSinjali/