Hungaria do të presë ditën e sotme Portugalinë në ndeshjen e saj debutuese të Evropianit, transmeton Sinjali Sport.
Një sfidë që sipas kalendarit i takon ta luajë në shtëpi. Vendasit kanë menduar të shfrytëzojnë në maksimum faktorin fushë, pasi në stadiumin “Puskas Arena” të pranishëm do të jenë 61.000 persona.
Një numër rekord për të gjitha ndeshjet e Euro 2020 të zhvilluara deri më tani. E gjitha kjo vjen pasi Hungaria është një nga shtetet kampione të vaksinimit kundër koronavirusit.
Deri tani ia kanë dalë të vaksinojnë 5.3 milionë njerëz nga 9.8 milionë që është e gjithë popullata. Prej disa kohësh, Budapesti i është rikthyer thuajse tërësisht jetës normale, e kështu ata do të përpiqen që edhe në stadium të krijojnë një atmosferë elektrizuese për të “trembur” Ronaldon me shokë. /Gazeta Sinjali Sporti/