Një pushues 48-vjeçar ka humbur jetën këtë të diel në plazhin e Golemit në Kavajë.
Sipas informacioneve paraprake, mëse se pushuesi, i cili banonte në Durrës, sapo ka rënë në kontakt me ujin në anë të detit, ka shfaqur probleme shëndetësore, dyshohet arrest kardiak.
Menjëherë i është dhënë ndihma e parë nga familjarët e tij dhe nga roja i plazhit dhe më pas nga stafi mjekësor, por fatkeqësisht humbi jetën.
Stafi mjeksor i ndodhur në vendngjarje paraprakisht dyshon se 48 vjçari ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës./abcnews.al