Apple me gjasë duhet të jetë duke punuar në një iPhone të palosshëm me një ekran të ‘pashkatërrueshëm’ e bërë nga plastika e lakueshme.
Apple duket të jetë duke punuar në një ekran vetë-riparues për pajisjet e palosshme.
Sipas Patently Apple, patenta u regjistrua në janar të vitit 2020 dhe ajo u botua së fundmi.
Ekrani është planifikuar të ketë me bazë elastomer, të cilat janë plastikë dimensionale të qëndrueshme, por elastikisht të deformueshme.
Plastikat do të mund të deformohen kur u nënshtrohen ngarkesave tërheqëse dhe shtypëse dhe mund të rimarrin formën e tyre origjinale nën ndikimin e dritës, nxehtësisë ose energjisë elektrike.
Ndërkaq, sipas Apple, ekrani mund të riparohet vetë derisa është duke u mbushur.
Ekrani nuk mund të përdoret vetëm për iPhone, por edhe për laptopë, tableta ose orë. /Gazeta Sinjali/