Një punëtor i kompanisë së çimentos, “Sharrcem” në Han të Elezit ka mbetur i vdekur pasi ka rënë nga 40 metra lartësi.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.
“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00. Punëtori, shtetas i Shqipërisë ishte duke kryer disa punë dhe ka rënë në brendësi të një rezervuari nga çimentoja nga një lartësi prej 40 metrash. Urgjenca dhe njësitë e Policisë janë në vendin e ngjarjes ku po e bëjnë tërheqjen e trupit të tij”, ka thënë Gashi për Gazetën Sinjali.
Gashi tha se për vdekjen tragjike janë njoftuar familjarët e punëtorit të cilët momentalisht gjenden në Shqipëri. /Gazeta Sinjali/